Vrau moldaven se nuk pranoi të dilte me të, burgim të përjetshëm shqiptarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 2019 në Abruzzo, ku një i ri shqiptar masakroi me thikë një moldave pasi ajo nuk pranoi të dilte me të.

29-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Aliona Oleinic 33-vjeç në kopshtin e saj.

I dënuari mësohet të jetë Roland Bushi, i cili ka kryer krimin në një gjendje xhelozie pasi e reja refuzoi të dilte me të.

Krimi i rëndë ndodhi më 3 shtator 2019. Viktima në atë kohë punonte si kamariere, ajo iu shtrua 6 operacioneve në 45 ditë pas sulmit me thikë të shqiptarit, por nuk arriti të mbijetonte. /albeu.com/


Shtuar 24.03.2021 12:06