“Provokim i rëndë” mediat serbe “vlojnë” për postimin e Ramës për bombardimet e NATO-s

“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”,- shkruhet në postimin e Ramës.

”Blic”, e ka titulluar shkrimin “Provokim i ri nga Edi Rama, përvjetorin e nisjes së bombardimeve e quan një datë të pashlyeshme”, duke shkruar se kreu i qeverisë shqiptare i krahasoi serbët me fashistët.

Ky postim është marrë si një provokim nga pala serbe dhe sipas raportimeve në mediat e tyre, në Shqipëri po bëhet festë për vdekjen e serbëve gjatë bombardimeve.

 


Shtuar 24.03.2021 12:11