Vrau kushëririn me çifte, zbardhet identiteti i viktimës dhe autorit (EMRAT)

Këtë të enjte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një  36-vjeçar është qëlluar me armë  gjahu nga kushëriri i tij

Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë.

Mësohet se shtetasi Vasil Kamberi 36-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Njoftimi:

“Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Flamur Kamberi 34-vjeç, i afërm me viktimën, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton policia e Bulqizës.

Sipas burimeve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, pasi ka qenë vetë personi i arrestuar që ka lajmëruar policinë.