Mëngjesin e sotëm në Ukrainë, një ushtar vendas hapi zjarrë ndaj disa kolegëve të tij duke lënë të vrarë 5 persona dhe duke plagosur disa të tjerë.
Ngjarja e rëndë në një fabrikë ushtarake atje, duke tronditur mbarë opinionin, pasi dyshohej se kjo ishte “ndezja” e luftës mes dy vendeve.
Ministria e Brendshme e Ukrainës në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se një pjesëtar i Gardës Kombëtare Ukrainase është ndaluar pas sulmit, në të cilin mbetën të vrarë katër ushtarë dhe një punëtor në qytetin lindor, Dnipro.
Ndër të tjera ministria thekson se nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë. Sipas ministrit ukrainas të Punëve të Brendshme, Denys Monastyrsky, një komision do t’i hetojë shkaqet që çuan në veprimin e ushtarit dhe do ta vlerësojë gjendjen mendore të tij, kur i ishte lëshuar leja për armë.
Ndërkohë në rrjete sociale është publikuar një video, ku ushtari shihet duke shtënë me armë të gjatë në drejtim të kolegëve në një dhomë të vogël. Njëri nga ushtarët e vrarë shihet u shtrirë me gjakderdhje të madhe nga koka./albeu.com/
A member of Ukraine’s National Guard went postal at an aerospace factory in Dnipr earlier today, killing five people and wounding five others. Police managed to track him down eventually to make an arrest.
Warning: Graphic violence. pic.twitter.com/AZ9N8NCrqv
— Ian Miles Cheong (@stillgray) January 27, 2022