Vrau ish-policin Santiago Malko, GJKKO jep 25 vite burg për Blendi Tetën

GJKKO ka dënuar me 25 vite burg Blendi Tetën për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2019.

Teta u shpall fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 28 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Kujtojmë se ngjarja bëri bujë atë kohë në Shqipëri dhe u bë një objekt I gjatë dikutimi edhe në media e emisione, për vetë dinamikën e saj./albeu.com/


Shtuar 26.01.2022 14:01