Vrau gruan e vari qenin! Një aktor i vërtetë, del audio e telefonatës së Babis pas krimit horror (VIDEO)

Vrasja e Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopoulos vazhdon të trondisë popullin grek.

Piloti vrau me duart e tij gruan, dhe stisi një grabitje, për të cilën për 1 muaj me radhë u dyshua se u krye nga dorë shqiptare.

Mediat greke, kanë bërë publike audion e telefonatës pas krimit të Babis ku kërkonte ndihmën e policisë, pas “krimit makabër të kryer në banesën e tij”

Sipas artikullit të botuar nga “Protothema”, gjatë gjithë kohës ai kollitet dhe përpiqet ta bëjë të besueshme faktin se është në gjendje të keqe.

Dialogu i Babis me policinë greke:

Piloti: Ndihmë!

Policia: Ju lutem?

Piloti: Ndihmë! *nis qan

Policia: Na e shpjegoni çfarë ka ndodhur…

Piloti : Ndihmë, grabitës …

Policia: Më tregoni ku jeni … Ku jeni?

Piloti : Ndihmë! (qan) Ndihmë!

Policia: Ku jeni?

Piloti :… (rënkon)

Telefonata zgjat një minutë dhe 48 sekonda.

Piloti : Ndihmë! (qan) Ndihmë!

Policia: Ku jeni?

Piloti :… (rënkon)

Qendra e Reagimit të Emergjencave : Nuk e kuptoj … Çfarë po ndodh me ju?

Piloti : (rënkon)… 10… 10… (qan)… 10… (i pakuptueshëm)

Policia: Ku jeni?

Piloti: Glyka Nera

Qendra e Veprimit të Menjëhershëm: Në Glyka Nera ku?

Pilot : Lane…

Policia: Po…

Pilot: Parodos dhe Panagouli 10

Policia: Sa vjeç jeni;

Piloti: Dua një ambulancë shpejt!

Policia: Po vijmë menjëherë!

Piloti : Dua një ambulancë së shpejti!

Policia: Po vijmë menjëherë!

Po ashtu, hetuesit grekë kanë bërë me dije se vrasësi 33-vjeçar për ta bërë më të besueshëm versionin e tij se i kishtë rënë telefonit me hundë, kishte telefonuar dy numra të gabuar. Në orën 06:08 mori në telefon “180”, ndërsa në 06:10 në numrin “1000”.  /albeu.com/


Shtuar 11.10.2021 18:49