Kristjan Cenaj akuzhet për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Kurbin, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.
Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokurori i Lezhës Françesk Ganaj, i cili dha në gjykatë konkluzionet përfundimtare, në lidhje me këtë çështje.
Tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco, e cila do të vendosë, për fatin e 31-vjeçarit Kristjan Cenaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit tetor të vitit 2022, kur u arrestua nga policia me kërkesë të prokurorisë.
Kujtojmë se Cenaj vrau dhe groposi 16-vjeçarin, Mariglen Gjonaj për t’i grabitur orën Rolex. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015 në Kurbin.
Ndërsa eshtrat e 16 vjeçarit u gjetën në 2022.