Vrau dhe dogji trupin e një personi në Nikël, ekstradohet nga Italia 52-vjeçari i dënuar me 30 vite burgim (EMRI)

Shtetasi Agron Tufa, është ekstraduar nga Italia, i dënuar me 30 vite burgim, për vrasje me dashje. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, shtetasi Agron Tufa, 52-vjeç, banues në Nikël.

Ky shtetas u kap në Bari të Italisë, në muajin janar 2024, gjatë operacionit policor të koduar “Informacioni”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane.

Agron Tufa, ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vite burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.

Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R., ka vrarë me armë zjarri, në Nikël, Krujë, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.


Shtuar 15.09.2024 10:51