Vrau bashkëshorten në Maliq, gjendet i vdekur Gjergji Mullalli

Gjergji Mullalli, 55-vjeçari që vrau bashkëshorten në Maliq dhe he hodhi në gropën e ujërve të zeza, është gjetur i vdekur.

Dyshohet se ai është vetëvrarë me të njëjtën armë që vrau 46-vjeçaren, Luiza Mullalli

Njoftimi i policisë:

Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.

Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të  Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.


Shtuar 30.07.2023 10:38