Sapo ka përfunduar në Gjykatën e Fierit seanca gjyqësore ndaj Elton Metës.
Meta është akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij 23-vjeçare Sabrina Bengaj një vit më parë.
Seanca e sotme u kryesua nga gjyqtarja Sonila Hoxha, dhe gjatë kësaj seance u pyetën familjarët, dëshmitarë të ngjarjes duke sqaruar analogjinë e krimit të tmerrshëm.
Babai i vajzës, Partizan Bengaj pohoi se Sabrina kishte ardhur në shtëpi me shenja dhune dhe kishte deklaruar tradhti bashkëshortore dhe dhunë duke thënë se as e vdekur nuk kthehet më.
Babai i Sabrinës është shprehur se do të kërkojë ndjekje penale për gjyqtarin Piro Sata dhe prokurorin Çlirim Dini si dhe ekspertin mjeko-ligjor që i dhanë lirinë Elton Metës. Seanca e sotme u mbyll në orën 15:55 ndërsa seanca e radhës u caktua në datë 3 tetor.