Vrau babain në bashkëpunim me vëllezërit, ndryshon akuza për Hygerta Metën

Është ndryshuar akuza ndaj Hygerta Meta, e cila akuzohet se në bashkëpunim me vëllain e saj, Hysenin, ka vrarë dhe asgjësuar kufomën e babait të saj, Pëllumb Meta, duke e groposur në kasolle.

Teksa ditën e sotme do të nisë procesi gjyqësor në ngarkim të tre fëmijëve: Hygerta Meta, Hysen dhe Amarildo Meta, u mësua se organi akuzës bën me dije se për 19-vjeçaren ka ndryshuar akuza nga: fshehja dhe asgjësimi i kufomës, në vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, duke rënduar kështu pozitën proceduriale të shtetases Hygerta Meta, duke e dërguar në gjykim me një akuzë të re për vrasje në bashkëpunim me vëllain e saj Hysen Meta “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Kujtojmë që Hygerta Meta ka ndryshuar disa herë version, ku disa herë e ka marrë përsipër vrasjen dhe disa herë, duke e përjashtuar veten nga përfshirja në ekzekutimin e babait të saj, por vetëm në fshehjen e asgjësimin e kufomës.


Shtuar 14.01.2025 11:17