Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Fier ku është gjetur i pajetë një fëmijë 8 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pasdite në fshatin Greçalli të Fierit dhe dyshohet se autori i ngjarjes ishte fqinji i fëmijës.
Dyshohet se ai e ka vrarë me lopatë 8-vjeçarin dhe më pas e ka groposur në baltë.
Mësohet se autori nuk e kishte për herë të parë pengmarrjen e fëmijëve, pasi një veprim të tillë e kishte bërë edhe në vitin 2012.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE:
Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.
Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.
Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj./albeu.com/