Pas ngjarjes së rëndë në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja pas goditjes nga gomonia e drejtuar nga shefi i policisë Arjan Tase, ky i fundit është marrë në pyetje nga oficerët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Tase ka deklaruar se në momentin kur ka goditur vajzën, gomonia ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend.
Ai ka shtuar gjithashtu se në mëngjes kishte shkuar me makinë në Porto Palermo për të marre aty gomonen dhe se mjetin ia kishte marrë djalit të xhaxhait por ka deklaruar se edhe vetë kishte leje drejtimi të mjeteve lundruese.
Gjithashtu ai ka bërë me dije se kishte udhëtuar me gomone nga Porto Palermo në drejtim të Potamit ku do merrte gruan dhe fëmijët për t’i nxjerrë shëtitje në det me gomone.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë e ditës së sotme ka sjellë një valë të gjerë reagimesh nga opinioni publik./albeu.com/