Vrau 25-vjeçarin e armën e groposi në oborr, autori tenton vetëvrasjen në burg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda burgut të Peqinit, ku Bledar Selmanaj i arrestuar pak kohë më parë, ka tentuar vetëflijimin.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të ditës së sotme.

U desh ndërhyrja në kohë e administratës së burgut që i shpëtoi jetën të Selmanajt, që ndodhet në masën “arrest me burg”.

Kujtojmë që Bledar Selmanaj dyshohet si ekzekutori i 25-vjeçarit Xhuljan Bullari në Vlorë.

Kush është Bledar Selmanaj?

Emri i Bledar Selmanajt është mjaft i njohur edhe për Policinë e Vlorës, pasi ai ka rezultuar të jetë pjesë e një grupi grabitësish me origjinë të gjithë nga qyteti bregdetar.Ai u prangos më 29 gusht të vitit 2012, në kushtet e flagrancës pasi i vodhi varësen një gruaje në Tiranë.

Ishte ky arrestim që zbuloi një seri vjedhjesh të tjera të kryera nga Selmanaj.

Vrasja e Xhuljano Bullarit:

Personi i arrestuar nga policia e Tiranës si autor i krimit është Bledar Selmanaj.

39-vjeçari u arrestua në zonën e ish-bllokut në kryeqytet mbrëmjen e së martës i akuzuar për ekzekutimin me plumb në kokë të të riut Xhuliano Bullari natën e 20 Gushtit në fshatin Babicë të Vlorës.

Policia thotë se në momentin e arrestimit, Selmanajt iu gjet një pistolete me 1 krehër me 10 fishekë. Por nga kontrolli në banesën e tij në lagjen “15 Tetori” në Vlorë u gjet e groposur në oborr një tjetër pistoletë me një krehër me 9 fishekë, me të cilën dyshohet se Selmanaj ka kryer vrasjen e 22-vjeçarit.

Po ashtu janë sekuestruar edhe disa veshje, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autori gjatë vrasjes. Policia thotë se viktima dhe autori kishin pasur njohje në të kaluarën dhe se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ka qenë zbardhja e telefonatave dhe mesazheve të gjetura në telefonin e viktimës ato që çuan në zbulimin e autorit. /albeu.com/


Shtuar 17.09.2021 20:12