EMRI/ Kush është drejtuesi i mjetit që kërkoi të shtypë burrë dhe grua në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë ku pas një sherri një 39-vjeçar ka tentuar të përplasë me makinë një çift.

Burimet bëjnë me dije se Taulant Mekollari është personi i cili terrorizoi ditën e djeshme një çift si dhe personat që ishin të pranishëm.

39-vjeçari u përfshi fillimisht në një konflikt me personin me inicialet G.M e më pas ka tentuar që ti përplasë me makinë.

E gjithë skena ndodhi mesditën e djeshme në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Momenti është filmuar nga qytetarët që po shikonin skenën.

Ngjarja është parandaluar nga punonjës i “Shqiponjave” Shkëlzen Tafa që ndodhej rastësisht aty, i cili ishte i veshur civil. Ai ka ndërhyrë menjëherë duke nxjerrë armën nga brezi dhe neutralizuar 39-vjeçarin, ndërsa më pas arrestimi i tij është bërë nga policët e komisariatit nr.6, të cilët ishin njoftuar për konfliktin.

 

Shtuar 19.04.2021 11:04