Vrasje me armë zjarri në Fushë-Krujë/ Humb jetën një person, detajet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fushë-Krujë, ku një person ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes palëve të ndodhur para disa ditësh, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.


Shtuar 10.04.2026 19:32