Vrasje e dyfishtë? Zhduken dy vajza ruse në Greqi, dyshimet e autoriteteve (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qipro, ku dy gra nga Rusia janë raportuar të zhdukura.

Autoritetet greke dyshojnë se mund të jetë një vrasje e dyfishtë.

Alraeesi Khaiat, 43 vjeçe dhe Maria Gazibagandova, 33 vjeçe, rezultojnë të zhdukura që më 17 nëntor. Njëra prej tyre mbërriti në Qipro në fillim të verës dhe tjetra rreth një muaj e gjysmë më parë.

Që nga mëngjesi i së hënës, forca të shumta policie kanë kryer kontrolle në zonën midis Amiantos dhe Kardama, duke dyshuar se ky mund të jetë një krim i dyfishtë. Në fshehtësi ekstreme është arrestuar një person, i cili tashmë me vendim të Gjykatës së Rrethit të Larnakës ndodhet në paraburgim shtatëditor.

Autori i dyshuar është një 32-vjeçar me identitet qipriot, banues në provincën e Limasolit./albeu.com/


Shtuar 29.11.2021 12:50