Vrasja për vota në Elbasan, Arbër Paplekaj del para togave të zeza

Ditën e sotme ka dalë para Gjykatës së Elbasanit Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Nën shoqërimin e forcave të shumta të sigurisë, Paplekaj pritet të përballet me dëshmitarët e radhës gjatë seancës së sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi 21 prill të vitit 2021, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare në qytetin e Elbasanit, ku militantë të Partisë Socialiste u përplasën me anëtarët e të ashtuquajturës Struktura e Mbrojtjes së Votës, e Partisë Demokratike.

I akuzuari direkt për vrasjen, Arbër Paplekajt ndodhet prej muajsh në procesi gjyqësor në gjykatën e Elbasanit ende pa një vendimarrje./Albeu.com./


Shtuar 10.03.2023 10:02