Amir Saipi përfundon aventurën zvicerane, i bashkohet Castellónit në Spanjë

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Amir Saipi, ka mbyllur ciklin e tij te Lugano dhe karrierën do ta vijojë në Spanjë. Largimi i 26-vjeçarit u konfirmua nga vetë klubi zviceran, i cili njoftoi se destinacioni i ri i lojtarit është CD Castellón, formacion që militon në Segunda División.

Të lidhura

None found

Gardiani shqiptar iu bashkua Luganos më 10 shtator 2021, pas një eksperience te Schaffhausen. Gjatë periudhës pesëvjeçare me ngjyrat bardh e zi, Saipi grumbulloi 180 paraqitje dhe u shndërrua në një element kyç të skuadrës.

Castellón, ekipi ku do të vazhdojë të luajë, ishte përballur në sezonin e fundit me eliminimin në fazën “play-off” për ngjitje në La Liga, nga Almeria. Në atë edicion, rolin e portierit kryesor e kishte belgu Roman Matthys, i cili numëroi 40 ndeshje në kampionat.

Megjithëse shifrat zyrtare të operacionit nuk janë bërë të ditura, burime nga shtypi zviceran sugjerojnë se akordi arrin në afro 1 milion euro, duke llogaritur këtu edhe bonuset, si dhe një përqindje nga një transferim i mundshëm i ardhshëm i portierit kosovar.

Në anën tjetër, Lugano kishte siguruar tashmë pasardhësin e Saipit. Gjatë kësaj periudhe merkatoje, klubi afroi portierin gjerman 24-vjeçar Felix Gebhardt nga Regensburgu, i cili parashikohet të jetë alternativa e David von Ballmoos.

Kalimi në futbollin spanjoll shënon një etapë të re në rrugëtimin e Amir Saipit, i cili kërkon të rritet më tej në një ligë me nivel të lartë garues dhe të ruajë pozitën e titullarit në Kombëtaren e Kosovës.


MatbetcasibomEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş