Vrasja për parcelat me “bar”, si ndodhi konflikti mes Daniel Pepajt dhe dy kushërinjve në Malësinë e Madhe dy vite më parë

Daniel Pepaj është 27-vjeçari i arrestuar ditën e sotme nga policia në Shkodër, pasi ishte i shpallur në kërkim për vrasjen Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më datë 03.10.2020 në fshatin Vrith, në Malësi të Madhe.

NGJARJA

Danjel Pepaj i akuzuar nga kushërinjtë e tij për vjedhje kanabisi, i ka dhënë ditën e ngjarjes pas torturës 30 rrënjë kanabisi Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

Sapo kanë dalë nga parcela e tij, Danjel Pepaj ka qëlluar dy kushërinjtë, Klement Papajn në ballë dhe nga mbrapa Vilson Çutajn në brinjë.

Të dy gjetën vdekjen. Më pas ai i ka vendosur flakën gjithë parcelës së tij dhe u largua menjëherë, teksa la trupat e pajetë të kushërinjve pak metra larg.

Në datën 3 tetor të tre kushërinjtë janë shpallur të zhdukur teksa rezultoi se ngjarja e kishte zanafillën tek konflikti për kanabisin, Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj akuzonin Danjel Pepajn se u kishte vjedhur kanabis nga parcela e tyre në zonën malore të Vrithit.

Pikërisht ata e torturuan dhunshëm Pepajn.

U desh ndihma e babait të autorit, Rrok Pepajt që çoi Policinë tek parcela e të birit afër së cilës u gjendën dhe trupat e pajetë.


Shtuar 9.12.2022 16:50