Vrasja për gërvishtjen e makinës, del fotoja e autorit të krimit në Peqin

Personi që shihni në fotografi është Leonard Bashaliu, autor i vrasjes në fshatin Gjocaj të Peqinit.

36-vjeçari ekzekutoi me armë zjarri, 45-vjeçarin Ylber Xhahysa.

Shkak i ngjarjes duket të jenë bërë motive mjaft banale ku një konflikt i nisur 5 vite më parë ka çuar sot në humbjen e një jete. Leonard Bashaliu ka deklaruar para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak të një konflikti të 5 viteve më parë për gërvishtjen e makinës,  që është përshkallëzuar më pas sot në përdorimin e armës.

45-vjeçari Ylber Xhahysa u dërgua në spital ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.


Shtuar 8.06.2021 14:50

Tags: