Mëngjesin e sotëm është vrarë me armë zjarri një person në Shkodër, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se viktima është Naim Bajri, anëtar i fisit Bajri.
Gjithashtu është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë e autorit/ve të ngjarjes.
Bajri është tregtar peshku markatën e lagjes Rus, ka qene duke pirë kafe me punëtorin e tij, i cili ka mbetur i plagosur. Janë qëlluar nga një mjet, 10 here, ku Bajri ka mbetur i vdekur në vend.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër dhe ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. Z., 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.
Gjithashtu në livadh, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com