Një ditë pas zbulimit të krimit makabër në Shënavlash të Durrësit, ku 62-vjeçari Enver Balla u vra me armë dhe më pas u hodh në një pus larg shtëpisë nga djali i tij Esmerald Balla, i cili ka dhënë dëshminë e tij para policisë dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes.
33-vjeçari para policisë tregon se debati nisi pasi zbuloi se kasaforta e kursimeve të shtëpisë ishte dëmtuar. I riu ka pyetur 62-vjeçarin se ku ndodhen paratë, por viktima i ka thënë se nuk i di se ku janë dhe më pas ka nisur konflikti mes tyre.
Sipas Esmerald Ballës, babai i tij e ka kërcënuar se do e vrarë dhe në atë moment i ka drejtuar pistoletën.
Sipas autorit, ai është afruar dhe ka nisur përleshje fizike me të atin, dhe në momentin që ai është përpjekur që t’i heqë të atit armën e krimit, pistoleta është shkrehur.
“Ne kemi nje ferme te vogel dhe aty punonim te dy me babane dhe pjestaret e tjere te familjes. Gjerat nga ana ekinomike po shkonin shume mire dhe skishim asnje problem pasi secili bente detyrat e veta. Une kam mare lejen e ndertimit dhe do ndertoj nje shtepi te re (prane asaj qe jetojne) dhe punimet kishin ecur shume mire. Neve ne shtepi nga puna disavjeçare kishim nje sasi afro 75 mije euro. Diten e ngjarjes shkova te merja leket pasi sipermarresi i punimeve kerkoi pagesen sepse e kishte mbyllur punen per te cilen kishim rene dakord. Shkova te vendi per te mare parat dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mije eurot. I them babait” ku jane parate”!? “Se di”,- me tha. Kasaforta ishte demtuar me mjete te forta. Ishte hapur. Aty nisem te debatonim. Une te vras me tha dhe mori pistoleten dhe ma drejtoi. Ne nje moment iu afrova dhe u kapem me duar. Ne momentin qe po u perpoqa tia hiqja nga dora pistoleten ajo u shkreh”, tha para policisë Esmerald Balla.
Pas vrasjes, i riu ka deklaruar se i është shembur bota kur ka parë të atin që është qëlluar dhe ka thënë se e ka kapur paniku pas krimit.
“Kisha frike te denoncoja krimin ne polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin ne makinen dhe kemi nje pus diku 1 mije metra larg shtepise. E hodha aty qe ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa karten dhe e hodha edhe telin ne pus”, deklaron ai.
Ndërsa më tej i riu deklaron se nuk ndjeheshe mirë dhe ka bërë një vizitë në spitalin e Durrësit dhe pas dy ditësh ka denoncuar ‘zhdukjen’ e të atit në polici, ku kishte deklarua se i ati ishte larguar me një femër tjetër.
Më pas, ai ka lajmëruar vëllezëri që babai i tyre është larguar nga shtëpia dhe i njëjti version ka mbetur deri në momentin që është zbuluar krimi i rëndë.
“Kur u shkreh arma dhe pasi pash qe babai ishte qelluar mu shemb bota pasi nuk doja qe te ndodhte keshtu. Me kapi paniku. Nuk dija cfare te beja. Kisha frike te denoncoja krimin ne polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin ne makinen dhe kemi nje pus diku 1 mije metra larg shtepise. E hodha aty qe ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa karten dhe e hodha edhe telin ne pus. Mirepo nuk ndihesha mire. Me kapi ankthi dhe u bera keq. Shkova ne spitalin e durresit per vizite. Mjeket me dhane ca ilace. Pas nja dy ditesh e denoncova babain te zhdukur ne polici. Tash ne polici se babai kishte mare leket dhe ishte zhdukur me nje femer tjeter. Lajmerova edhe vellezerit. Iu thash qe babai ka ikur nga shtepia. Keshtu vazhdoi per disa dite deri ne momentin qe ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shume keq nuk doja te shkonte keshtu”, ka thene mes te tjerash Esmarald Balla.
Ndihmoi Esmerald Ballën, të hidhte trupin e pajetë të të atit në pus, arrestohet Edison Brahaj
Edison Brahaj, është 25-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në krimin e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku 33-vjeçar Esmerald Balla vrau me armë zjarri të atin, Enver Balla dhe më pas trupin e tij të pajetë e hodhi në pus.
Policia njofton se Edison Brahaj, ka bashkëpunuar me autorin e krimit në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes, deri te vendi ku u gjet nga policia.
“Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpuntorit të tij, shtetasit E. B., 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.
Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.
Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.
Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”,– njofton policia.
Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.