Ditën e djeshme ka ndodhur një krim i rëndë në fshatin Rrëmbec të Maliqit ku Velo Azisllari ka goditur për vdekje me thikë Nesti Sotirin.
Ditën e somte është shoqërur në polici edhe djali i viktimës Erion Sotiri.
I riu pritet të merret në pyetje për ngjarjen e rëndë pasi rezulton të jetë i vetmi dëshmitar. Erion Sotiri dyshohet se ka qëlluar me grushte autorin e krimit të rëndë, Velo Hazisllari.
Në momentin e ngjarjes ka qenë me të atin në stallën ku mbajnë bagëtitë kur qentë e autorit, Valo Hazisllari u kanë lehur dhe sulur. Ata janë ankuar dhe kështu ka nisur sherri mes dy palëve. Sotiri dhe Hazisllari nxorrën thikat e qëlluan njëri-tjetrin, por ky moment nuk është parë nga djali i viktimës. Të dy janë dërguar në spital, ku Sotiri ndërroi jetë dhe Hazisllarit ju vunë prangat./albeu.om