Vrasja në Elbasan, Bardhi i përgjigjet Berishës: Je palë me bandat e pushtetit

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në faqen e tij në Twitter ndaj ish- kryeministrit Sali Berisha në lidhje me rolin e tij në Elbasan duke akuzuar Berishën që ai bën pjesë në bandën e pushtetit.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit është kthyer në sherri brenda Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi, i dërguari politik i qarkut në kohën e Lulzim Bashës, i është kundërpërgjigjur akuzave të Sali Berishës, duke u shprehur se ka dyfishuar numrin e mandateve të Partisë Demokratike në këtë qark. Gjatë një statusi në tëitter, Bardhi akuzon Berishën si të përfshirë në “bandat e pushtetit”.

  Gazment Bardhi i përgjigjet Sali Berishës:

“Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Sali Berishën. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg”/albeu.com

 


Shtuar 27.05.2022 18:15