Vrasje në Berat/ 63-vjeçari me precedentë penalë goditi për vdekje 42-vjeçarin, si nisi sherri për kalin

Një tjetër vrasje është regjistruar ditën e sotme.

Së fundmi, policia bën me dije se në lagjen e Kalasë së Beratit, një 63-vjeçar ka goditur me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha duke e lënë të vdekur. Sakaq policia është vënë në ndjekje të autorit Kristo Mema.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Shtuar 28.10.2025 16:57

Tags: ,