Zbulohet identiteti i viktimës që mbeti i vrarë gjatë përplasjes me armë në qytetin e Memaliajt mbrëmjen e sotme.
Mësohet se, 30-vjeçari, Endri Goxhaj dhe Donald Nela u përfshinë në një konflikt ku shkak dyshohet kanë qenë hasmëritë e vjetra.
Të lidhura
Gjatë konfliktit mbeti i vdekur Endri Goxhaj dhe u plagos Dario Nelaj, vëllai i autorit Donald Nelaj.
Donald Nelaj, i njohur me pseudonimin “Tupja” është person me precedentë penalë, i cili mësohet se është kontakti i fundit që pati Erald Muço, shoku i Aleksandër Sadikajt.
Gazetarja Klodiana Lala, gjatë emisionit “Në Shënjestër”, në korrik të vitit të kaluar, publikoi detaje mbi autorin e dyshuar të vrasjes, Donald Nelaj.
Nelaj rezulton të jetë personi i fundit që ka pasur kontakt me Eraldo Muçin, mik i Aleksandër Sadikaj, i njohur ndryshe me nofkën “Sanco”, që u ekzekutua më 11 Qershor 2022, me anë të shpërthimit të një sasie tritoli të vendosur poshtë makinës me të cilën lëvizte në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.
Kujtojmë se 30-vjeçari Eraldo Muçi, ka humbur çdo gjurmë prej datës 15 Qershor 2025.
Nëna e Eraldos, e cila ka dëshmuar para grupit hetimor, ka pohuar edhe për emisionin “Në Shënjestër” se biseda e fundit telefonike me të birin, ishte në orët e para të mëngjesit të 15 qershorit.


