Ditën e djeshme Shkodra u trondit nga gjetja e trupit të të riut Endri Mustafa i cili ishte i zhdukur prej 3 ditësh.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë shoqëruar në polici 8 persona, 2 prej të cilëve janë ndaluar. Dyshohet se dy personat e ndaluar nga policia janë të përfshirë ose kane dijeni mbi vrasjen e të riut.
Endri Mustafa u gjet i ekzekutuar me armë zjarri, ku në trup kishte 7 plumba, 1 në gojë, 3 në gjoks e 3 në kokë si dhe në trup kishte shenja dhune.
Trupi i të riut u gjet në zonën e njohur si Livadhet në Shkodër. /albeu.com/