Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me viktimën e gjetur në orët e para të mëngjesit në sotëm në këtë qytet. Viktima u gjet në lagjen “Vullnetari” dhe sipas policisë është i moshës 70-80 vjeç dhe jo 50 vjeç si u raportua fillimisht.
Rikujtojmë se kanë kaluar 5 orë nga gjetja e trupit dhe ende nuk është bërë e mundur identifikimi i viktimës ndërkohë dyshohet se është vrarë me sende të forta dhe është sjellë në lagjen ku u gjet.
Njoftimi i Policisë:
Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, shërbimet e policisë kanë konstatuar në anë të rrugës pa shenja jete një shtetas të seksit mashkull rreth moshës 70-80 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personit të pajetë dhe shkakun e humbjes së jetës. /albeu.com/