Vrasja e shqiptarit me 8 plumba në kokë, dëshmitari: Autori ishte i shkurtër, s’u fut fare brenda!

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë në Greqi ku u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në Athinë, një i ri shqiptar.

Zbardhet dëshmia e personit që pa nga afër vrasjen e Aris Papas, shqiptarit që u qëllua dje për vdekje në Athinë.

Media greke “Newsbomb” shkruan se  autori e qëlloi viktimën pa hyrë në kafenë, ndërsa më pas ai u largua në këmbë nga skena e krimit.

Vrasësi kishte vendosur një kapele dhe një maskë anti-COVID për të mos u njohur dhe qëlloi mbi shënjestrën e tij 8 herë në kokë.

“Autori ishte i shkurtër dhe i hollë. Ai nuk hyri brenda, qëndroi jashtë derës dhe qëlloi. Pranë tij ishte një çift që pinte kafe, ndaj ai pasi vrau u kthye dhe iku me vrap. Në dy deri në tre minuta policët e parë erdhën sepse ishin shumë pranë. Ata patrulluan rrugëve por nuk gjetën asgjë. Unë nuk e pashë fytyrën e autorin e krimit sepse isha larg, por pashë skenën,“-tha ai.


Shtuar 31.05.2021 09:41