Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen me thikë të Petrak Gjikës në Fier.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, bën të ditur se çështja është duke u shqyrtuar mes prokurorit të çështjes dhe oficerit të policisë gjyqësore. Informacionet mbi ecurinë e hetimeve kanë mbetur ende sekret midis këtyre dy palëve.
Pyetjes tonë nëse hetimet po ecin në drejtimin e duhur, burime në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Fier thanë për ABC se shumë shpejt kjo ngjarje do të zbardhet dhe autori do të vihet para drejtësisë.
Një fakt tjetër, po nga këto burime, është se po punohet intensivisht, duke përfshirë në zbardhjen e ngjarjes shumë persona që kanë dijeni mbi personin e vrarë Petraq Gjika, nga Grecallia e Fierit, rojen e ndjerë që u vra në mënyrë barbare pranë disa serave, buzë rrugës së fshatit./abcnews.al