Kryeministri Edi Rama ka raguar në lidhje me sulmin me armë ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.
Rama shkruan në Twitter se kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese, ndërsa i shpreh ngushëllime familjes së viktimës.
“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese!
Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, shkruan Rama.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë nodhi rreth orës 01:00.
Në rrethana ende të paqarta, persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Për pasojë, nga të shtënat humbi jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Policia ka njoftuar se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nërkohë, pas ngjarjes është gjetur një mjet i degur tip Range Rover me targa të vjedhura, në Golem, e cila dyshohet të jetë e autorëve pasi brenda saj janë gjetur dy kallashnikovë./albeu.com