SONDAZHI/ Tirana barazim, PD fiton Durrësin, PS ruan bastionet e majta

Zgjedhjet e 25 prillit premtojnë një garë të rëndësishme për fatin politik të Shqipërisë.

Partitë e mëdha që gjenden përballë njëra-tjetrës synojnë secila të korrë fitore: Rama kërkon mandatin e tretë, ndërsa Basha synon të bëjë rotacion politik.

Ndryshe nga vitet e tjera, këto zgjedhje do të jenë të pazakonta, për shkak të pandemisë COVID-19. Emigrantët dhe të infektuarit me koronavirus të cilët sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë të pakët në numër, nuk do munden të votojnë dot, duke i hequr kështu mundësinë një numri të lartë të votuesve potencialë.

sondazhin me pjesëmarrje rekord të Abcnews.al, rezultatet kanë ndarë qarqet deri diku sipas pritshmërive me supriza të vogla.

Partia socialiste, sipas votave të numëruara në sondazh deri tani ka rrëmbyer Beratin me 49.82%, Elbasanin me 40.19%, Fierin me 45.67%, Gjirokastrën me 51.38%, Korçën me 42.05% dhe Vlorën me 51.36%.

Nga ana tjetër Partia Demokratike ka marrë Dibrën me 39.43%, ka suprizuar me Durrësin me 42.94%, Kukësin me 50.05%, Lezhën me 51.89% dhe Shkodrën me 53.02%.

Në Tiranë partitë janë barazim, duke e ndezur garën edhe më shumë. /albeu.com/

Shtuar 2.04.2021 03:04

Tags: , ,