Prokuroria e Elbasanit ka gjetur prova të reja për vrajsen e Pjerin Xhuvanit dhe ka kërkuar arrest shtëpie për 6 policë.
Bëhet fjalë për Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.
Avokatja e familjes së Xhuvanit ka zbardhur detajet e reja për vrasjen. Ajo u shpreh se rezulton se 6 policët kanë pasur dijeni për ekzistencën e 3 furgonëve së strukturës mbrojtëse të PD-së si dhe që Paplekaj ka qenë i armatosur.
“Sot prokuroria kërkoi kthimin e masës arrest në shtëpi, për 6 policët e Shqiponjës. Rezulton se kanë pasur në dijeni për ekzistencën e 3 furgonave së strukturës së mbrotjes së PD-së. Dhe për faktin që i pandehuri Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur me armë”, tha avokatja e familjes Xhuvani.
Ngjarja ka ndodhur më 21 prill të vitit 2021, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.
Pjerin Xhuvani, aktivist i PS-së, mbeti i vrarë, ndërsa tre presona mbetën të plagosur.
Përplasja me armë ndodhi në lagjen “5 maji” në Elbasan midis grupeve të militantëve.
Autor i dyshuar i vrasjes është ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka.