Djali i pronarit të lokalit u plagos dy ditë para masakrës nga 15-vjeçari shqiptar, anët e errëta të vrasjes së Pëllumb Islamit në Athinë

Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar gjatë një përleshjeje të armatosur në një kafene në Nea Joni, ka disa anë të errëta.

Oficerët e Sigurimit të Atikës janë gati të dorëzojnë dosjen në Prokurori, në të cilën akuzohen jo vetëm shqiptarë, anëtarëv të bandave rivale, por edhe tre sirianë, miq të pronarit të lokalit, shkruan albeu.com.

Nga hetimet e kryera nga oficerët e Departamentit të Vrasjeve të Sigurimit të Atikës, sipas informacioneve të Newsbomb.gr, skena e ngjarjes është mjaft e ndryshme nga sa është raportuar fillimisht.

Raportohet se policia ka dalë në përfundimin se në momentin e të shtënave, viktima ishte ulur në tavolinë me një shqiptar me precedent penalë dhe një grua ende të panjohur.

Për arsye të pazbardhura, pasi as pronari i lokalit  nuk jep shpjegim dhe as tre bashkatdhetarët e tij që ndodheshin aty dhe janë marrë në pyetje, anëtarët e bandës kanë shkëmbyer të shtëna me shqiptarin që ishte ulur me viktimën, shkruan albeu.com.

Më pas të gjithë nxituan të zhdukeshin, por lanë në vendngjarje një xhip luksoz amerikan. Xhipi, një makinë e dytë me të cilën u arratisën në zonën e Gizit dhe pamjet nga kamerat në të gjithë zonën, ishin fillimi për të identifikuar shumë shpejt autorët e sherrit vdekjeprurës.

Një tjetër pikë që oficerët e Sigurimit po hetojnë me vëmendje të veçantë është plagosja e rëndë e djalit 16-vjeçar të pronarit të kafenesë në Nea Joni, nga një 15-vjeçar shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë para masakrës në dyqan.

Sulmuesi 15-vjeçar është arrestuar nga policia, por nuk dihet ende nëse ka lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbug jetën Pëllumb Islami./Albeu.com.


Shtuar 25.02.2023 18:02