Vrasja e Liridona Ademajt, sot protestë në Kosovë: Nuk ka paqe pa sigurinë e grave

Ditën e sotme në Prishtinë pritet të mbahet protestë në lidhje me vrasjen e  Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj. Protesta nis në orën 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që Gjykata Themelore në Prishtinë t, ka vendosur nga një muaj paraburgim për bashkëshoritn e Liridonës dhe dy të tjerë.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, të  njëjtit mund të ndikojnë në të bashkëpandehur, në të dëmtuar dhe në dëshmitarët si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, në veçanti pesha e rëndë e veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e kësaj mase kundër të pandehurve, andaj gjykata ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin.

Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë, me porosi të bashkëshortit të saj, i cili e kishte inskenuar ngjarjen si grabitje.


Shtuar 5.12.2023 08:49