Vrasja e liderit të Hamasit/ Joe Biden: Jam i shqetësuar, thirrje Netanyahut për armëpushim

Presidenti i SHBA Joe Biden deklaroi se ishte “shumë i shqetësuar” për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa i bëri thirrje edhe një herë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të kujdeset për një marrëveshje armëpushimi, e cila sipas tij duhet të arrihet sa më shpejt në Rripin e Gazës.

“Jam shumë i shqetësuar për këtë situatë,” u tha zoti Biden gazetarëve në bazën e Forcave Ajrore Andrews, pranë Uashingtonit, ku mirëpriti amerikanët e liruar nga burgu nga Rusia si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi.

Vrasja në Iran e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniya, nuk ndihmon për të “zgjidhur” situatën, shtoi ai.

Kujtojmë se me vrasjen e liderit politik të Hamasit janë rritur tonet e kërcënimeve mes Iranit dhe Izraelit, ndërsa të dyja palët flasin për hakmarrje.


Shtuar 2.08.2024 08:30