Vrasja e Ismet Çekorjes në Shkodër, përjashtohet pista e hakmarrjes së Alban Bruçit

Alban Bruçi për momentin nuk është i dyshuar për vrasjen e 57-vjecarit Ismet Çekores, ngjarje e së premtes së 2 shtatorit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Bruçi pas shoqërimit u la I lirë për mungesë provash.

Hetuesit janë përqendruar tek aktiviteti i mëparshëm i viktimës dhe i djalit të tij, Bajram Çekorja, i cili është shpallur në kërkim një javë më parë, si autor i dyshuar i atentatit ndaj Alban Bruçit, që ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër./albeu.com


Shtuar 4.09.2022 12:00