Këngëtari i njohur Gold AG, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kosovë, ku 31-vjeçari Sokol Halili ka vrarë ish-gruan e tij shtatzënë, 35-vjeçaren Hamide Magashi në Prishtinë.
Viktima
Autori
“Në një vend ku rruga e Zotit lëshohet, askush të mos çuditet më vonë se çka bohet. O Zoti im, kënaqe atë nënë me fëmijën e saj në Xhenet”, ka shkruar këngëtari për ngjarjen e rëndë që ndodhi në oborrin e maternitetit dhe që tronditi gjithë vendin.
Kujtojmë se gruaja shtatzënë pritej të lindte sonte ose nesër, sipas familjarëve të saj. Ajo kishte pak kohë që ishte ndarë nga bashkëshorti, të cilin familjarët e viktimës e përshkruanin si një njeri që jetonte mbante armë në banesë./albeu.com