Mbrëmjen e sotme janë vrarë me armë zjarri dy persona në Elbasan, Ardian Çullaku Subashi dhe Lulzim Bitri.
Autorët kanë qëlluar nga makina me breshëri plumbash dhe janë larguar nga vendngjarja. Një nga viktimat ndërroi jetë në vend ndërsa tjetri në spital.
Policia përmes një njoftimin zyrtar bën me dije se për të ndihmuar “blutë” e Elbasanit, në vendngjarje janë nisur dhe FNSH e RENEA dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në PSh.
Bëhet e ditur se gjithashtu është gjetur një makinë e djegur tip “Volvo” në zonën e Metalurgjikut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e cdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com