Vrasja e bujshme, shteti amerikan i jep një “thes” me para familjes së George Floyd

Plot 27 milionë dollarë dëmshpërblim do t’i jepen familjes së George Floyd, afro-amerikanit që vdiq pas dhunës së policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këshilli i Qytetit të Minneapolis miratoi në maj të 2020 një vendim për të paguar dëmshpërblim për familjen e George Floyd, dhe në këtë mënyrë çështja penale do të përfundojë në këmbim të kompensimit.

Familja e Floyd u dakortësua me vendimin për kompensim, duke deklaruar  se 500.000 dollarë do të përdoren për të zhvilluar zonën tregtare ku ndodhi incidenti.

Ndërkohë akuzat e shkallës së 2-të dhe të 3-të kundër Derek Chauvin, oficeri i policisë që shkaktoi vdekjen e Floyd, nuk do të ndikohen nga zgjidhja e çështjes, ndërsa gjyqi ndaj tij pritet të fillojë pas disa javësh.

Floyd, 46-vjeç humbi jetën pasi oficeri i policisë 44-vjeçar Derek Chauvin shtypi me gju qafën e tij për rreth nëntë minuta, duke I shkaktuar edhe vdekjen.

Ai u arrestua në Minneapolis të Minesotas, nën dyshimin për mashtrim më 25 maj 2020. Floyd vdiq në spital, ku u mor nga ekipet e emergjencës mjekësore të cilët erdhën në vendin e ngjarjes dhe pamjet e incidentit tërhoqën reagim të madh në rrjetet sociale.

Vdekja e Floyd shkaktoi protesta masive jo vetëm në Mineapolis, por në të gjithë SHBA-në.


Shtuar 13.03.2021 15:14