Vllaznia “ngushëllohet” me pjesëmarrjen, francezet e mposhtin me “poker” golash në Champions

Vllaznia e femrave ka zhgënjyer sërish tifozët e saj, në ndeshjen e katërt në grupet e Champions League, ku përballë një kundërshtari të fortë si PSG, nuk kanë arritur dot të bëjnë diferencën.

“Parizianet” arritën të fitonin me rezultatin 4 me 0, në stadiumin “Loro Boriçi”, duke rrëmbyer kështu vendin e dytë në grupin jo pak të lehtë, ku përveç Vllaznisë bëjnë pjesë dhe Real Madrid e Chelsea.

Golat erdhën në 2 pjesë, fillimisht Diani arriti të shënonte dy herë brenda pjesë së parë, njëherë në minutën e 19’ me penallti dhe në minutën e 36’, ndërsa në pjesën e dytë Bachman në minuën e 60’ dhe Folquet në minutën e 81’ vulosën rezultatin përfundimtar.

Ndërkaq, Vllaznia ka vijuar të mbetet në vendin e fundit në grupin e “ferrit”, ku ka pësuar 19 gola dhe akoma nuk kanë shënuar një të tillë.