Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje në lidhje me vrasjen e Bardhok Pllanaj mbrëmjen e djeshme në Shkodër.
Hoxha tha në emisionin “Opinion” se vrasja ka qenë e mirëorganzuar duke mos i lënë mundësi 46-vjeçarit që tu shpëtonte plumbave.
Gazetari tregoi se Pllanaj ka pasur lidhje me botën e krimit, ndërsa tha se ishte person që kishte kontakte dhe me organet ligjzbatuese të cilët, sipas tij, i korruptonte për të shpëtuar nga burgu.
Artan Hoxha: Bardhok Planaj nuk hynte në ndonjë nga grupet kriminale të Shkodrës. Ka shtëpinë në Shtoj të ri dhe po shkonte nga qyteti në shtëpi të vet. Nuk është ruajtur dhe nuk mbante eskort si këta të tjerët.
Po ta shikosh atentati ka vazhduar në vijimësi, është qëlluar në ndjekje dhe ai ka humbur ekuilibrin. makina bën një rrotullim dhe autorët e kanë qëlluar përsëri.
Autorët nuk kanë dalë nga makina se ai udhëtonte. Shikoni intensitetin që është goditur dhe është qëlluar me dy armë zjarri. Një person i tretë është në timon dhe një që i ka pritur pas djegies së makinës. Është një krim i mirëorganizuar. Ai nuk i çonte gjërat tek arma, i mbyllte konfliktet, Ai ka qenë si një lloj ndërmjetësi kur kishin konflikt mes grupeve të tjera.
Aftësia e tij ka qenë krijimi i lidhjeve me agjencitë e zbatimit të ligjit, korruptimi i tyre, polici, prokurori, gjykatë prandaj ka dalë vazhdimisht. I është ngrirë një pallat në zonën e Dobraçit, paleje 11 katësh janë 20 apartamente.
Ai ka një hotel në hyrje të Shkodrës, një në dalje dhe ka binznese në zonën e Velipojës. Ai është i përfshirë në veprimtari tregtare që i ka me persona të tjera. Nuk ka Kumbar që lëviz pa blinda. Kumbarët e Shkodrës janë gjallë, i njeh Shkodra mirë dhe i di kush janë. /opinion