Gjykata e Lezhës, ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të dërguar në gjykim portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shengjin.
Vendimi u mor nga gjyqtari Renis Sheshi, i cili vlerësoi se kishte prova të mjaftueshme për të gjykuar Saraivan për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe mbajtjes pa leje të armëve.
Saraiva do të përballet me akuzat sipas nenit 78/2 dhe 25 të Kodit Penal për vrasje, si dhe neni 278/1 për mbajtje armësh pa leje.
Ky rast ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, duke e bërë atë një nga çështjet më të ndjeshme në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Prokuroria pret që procesi gjyqësor të fillojë në ditët në vijim.