Vrasja e 20 vjeçares në Greqi, zbardhet dëshmia e të arrestuarit të vetëm

Deri më tani, policia ka arrestuar një shtetas gjeorfjan si të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçares britanike Karolinë në Athinë.

Urdhër arresti u lëshua nga hetuesit për grabitjet seriale dhe dëmtime  trupore, i cili po hetohet për përfshirje në krimin e rëndë në Glyka Nera.

Tashmë ai pritet të dërgohet në gjykata dhe, pasi të ekzekutohet urdhri, ai do të dalë para hetuesve.

Vetë gjeorgjiani mohon përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë duke thënë:  Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen në Glyka Nera.

36-vjeçari  u transferua nga Evros në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë të Atikës të hënën dhe po merret në pyetje nga oficerët e policisë të Departamentit të Vrasjeve, por edhe të Departamentit të Vjedhjeve, pretendon vazhdimisht, me stil indiferent, sipas burime policore në APE-MPE, se ai nuk ka ide për tre kriminelët dhe vrasjen e 20-vjeçares.

Të paktën deri më tani nuk ka prova për ta përfshirë të dyshuarin në këtë rast, por marrja në pyetje e tij vazhdon. 36-vjeçari do të shihet nga afër edhe nga burri i 20-vjeçares, në mënyrë që të zbulojë nëse ai duket si vrasësi i bashkëshortes.


Shtuar 18.05.2021 18:19