Vranësirat i lënë vendin diellit, pritet rritje e temperaturave

Moti për ditën e sotme dhe në vazhdim pritet të sjellë temperatura të larta dhe diell në të gjithë territorin e vendit tonë.

Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm, ku në pjesën më të madhe të ditës do të kemi dominim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe vranësira të pakta në shtrirjen Lindore. Por gjatë pasdites dhe në vijim pritet shfaqje e vranësirave kalimtare edhe në ultësirën perëndimore.

Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita sjellë rritje të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjell dallgëzim 2 – 3 ballë./albeu.com


Shtuar 3.10.2021 08:15