Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në disa zona do të ketë edhe reshje.
Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 5 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por herë pas here do të ketë edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 10°C në 15°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 18°C.