Vranë Klodian Bakiajn për një vend parkimi, gjykata vendos për dy vëllezërit Tarja

Gjykata e Sarandës i la në burg pa afat dy vëllezërit Tarja, pas vrasjes së ndodhur për një vend parkimi në Tiranë.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Xhoi Tarja dhe 24-vjeçarin Xhanelo Tarja. Ata akuzohen si autorë të vrasjes me thikë të Klodian Bakiaj nga Tepelena.

“Arrest me burg” kërkoi organi i akuzës nga prokurore Alba  Dhima dhe i të njëjtit vendim i ka qëndruar edhe gjyqtari Alban Veçani.

Mbi të dy  vëllezërit Tarja rëndon akuza  “Vrasje me dashje në bashkëpunim” .

Të rinjtë me lotë në sy kanë kërkuar ndjesë për çfarë ka ndodhur.

Ndërsa sipas avokatit Edison Ademi, autori i ngjarjes ka qenë 18 vjeçari Xhoi Tarja. Pas goditjeve me grushta që viktima i ka dhënë 18 vjeçarit, ky u fundit u largua për momentin për t’u rikthyer përsëri teksa grindja vazhdonte me vëllanë tjetër Xhanelo Tarja. Xhoi ka goditur me thikë Bakiajn dhe i mori jetën.

Për Genci Ahmeti, administrator i hotelit ku punonin dy të rinjtë u mor si masë “Arrest me burg” me afat 1 muaj me akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.