Pak minuta pas vrasjes në Laç ku ndërroi jetë Xhelal Reçi është gjetur makina me të cilën autorët kryen krimin.
Makina është gjetur në Milot pas krimit që u krye pranë biznesit të tij, pak metra larg komisariatit të policisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kurbin
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në qytetin e Laçit, në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.
Vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. /albeu.com/