Vranë babë e bir në Elbasan, SPAK mbyll hetimet për Ardian dhe Florenc Çapjan

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit (SPAK) ka mbyllur hetimet për Ardian dhe Florenc Çapjan të cilët akuzohen për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese”, “grup të strukturuar” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ata akuzohen për vrasjen e Gentian dhe Nezit Beqirit (babë e bir) në Elbasan në vitin 2012.

Kujtojmë se Ardian Çapja ndodhet në qeli me masë sigurie “arrest me burg” dhe po me të njëjtën masë është edhe Florenc Çapja që është I arrestuar në Dubai në zbatim të urdhëer kërkimit ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.

Tashmë pritet të caktohet seanca paraprake./albeu.com


Shtuar 15.06.2021 13:23